Kalo te përmbajtja
UÇKHistoria dhe Kujtesa

Blogu i arkivit · Sot në histori

Sot në histori, 27 shtator: Misioni Verifikues i OSBE-së në Kosovë

Me Vendimin nr. 263 të 25 tetorit 1998, Këshilli i Përhershëm i OSBE-së autorizoi vendosjen e Misionit Verifikues (KVM), me deri në 2.000 verifikues të paarmatosur.

Ngjarja e regjistruar më afër datës së sotme në kalendarin e arkivit.

Data e ngjarjes
Vendi
Prishtinë
Statusi i provës
Statusi i provës: E dokumentuar. Mbështetet nga dokumente bashkëkohore, raporte institucionale ose studime të pavarura që përputhen me njëra-tjetrën.
Dy burra pranë një automjeti portokalli të OSBE-së; njëri shikon me dylbi përgjatë një rruge fshati
Verifikues të paarmatosur të Misionit Verifikues të OSBE-së vëzhgojnë armëpushimin në Kosovë, nëntor 1998.Foto: Bela Szandelszky / OSCE / OSCE · 1998-11 · CC BY-ND 4.0

Me Vendimin nr. 263 të 25 tetorit 1998, Këshilli i Përhershëm i OSBE-së autorizoi vendosjen e Misionit Verifikues (KVM), me deri në 2.000 verifikues të paarmatosur. William Walker u emërua shef i misionit; selia në Prishtinë u hap më 11 nëntor 1998.

ICTY-ja konstatoi se misioni nuk arriti kurrë numrin e synuar: kur u tërhoq, kishte rreth 1.300 punonjës ndërkombëtarë [1]. Divizioni i të Drejtave të Njeriut u bë operativ gjatë dhjetorit 1998 dhe janarit 1999 [2] [3].

Regjistri i plotë i ngjarjes, me burime dhe hartë

Konteksti historik

1998

Sulmet në Drenicë në shkurt dhe mars 1998 e shndërruan një rezistencë të kufizuar në luftë të hapur. Deri në tetor, qindra mijëra njerëz ishin zhvendosur dhe diplomacia ndërkombëtare ishte përfshirë drejtpërdrejt në konflikt.

Lexo kapitullin «1998: nga Drenica te lufta e hapur»

Burimet

  1. [1]Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY). Prosecutor v. Milutinović et al., Judgement, Volume 1 of 4. 2009-02-26. IT-05-87-T. https://www.icty.org/x/cases/milutinovic/tjug/en/jud090226-e1of4.pdf. Qasur më 2026-09-16. — para. 337–343, 402
  2. [2]OSBE — Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR). Kosovo/Kosova: As Seen, As Told: An analysis of the human rights findings of the OSCE Kosovo Verification Mission, October 1998 to June 1999. 1999. https://www.osce.org/files/f/documents/d/d/17772.pdf. Qasur më 2026-09-16.
  3. [3]Këshilli i Përhershëm i OSBE-së (mbledhja plenare e 193-të). OSCE Permanent Council Decision No. 263: Establishment of the Kosovo Verification Mission. 1998-10-25. PC.DEC/263. https://www.osce.org/pc/20595. Qasur më 2026-09-16.

Ky postim krijohet automatikisht nga të dhënat e kontrolluara të arkivit dhe nga lajmet publike të mediave. Asnjë fjali nuk është shkruar nga inteligjenca artificiale. Publikuar: .

Sot në histori, 27 shtator: Misioni Verifikues i OSBE-së në Kosovë | UÇK — Historia dhe Kujtesa